Disa vatra aktive zjarri po shkrumbojnë hektarë të tërë pyjesh nga veriu në jug të vendit duke rrezikuar dhe banesa, ndërsa drejtuesit vendore bëjnë thirrje për ndërhyrje nga ajri.
Pas 24 orëve shumë kritike dhe ndërsa meteorologët njoftojnë për temperatura të larta në ditët në vijim ka reaguar dhe Presidenti Ilir Meta.
“Meta nxit autoritetet qendrore dhe vendore për koordinimin në kohë dhe marrjen e masave të menjëhershme dhe efektive të emergjencës, për të neutralizuar çdo vatër zjarri që do të dëmtonte rëndë pasurinë publike, kombëtare dhe atë private.
Duke theksuar rëndësinë e ruajtjes së mjedisit dhe të natyrës, Presidenti Meta tërheq veçanërisht vëmendjen për eliminimin e rrezikut për jetët e qytetarëve”, thuhet në njoftimin e shpërndarë nga Presidenca.
Njoftimi i plotë:
Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta është duke ndjekur me shumë shqetësim situatën aktuale të përhapjes së vatrave të zjarreve në disa qarqe të vendit.
Presidenti Meta nxit autoritetet qendrore dhe vendore për koordinimin në kohë dhe marrjen e masave të menjëhershme dhe efektive të emergjencës, për të neutralizuar çdo vatër zjarri që do të dëmtonte rëndë pasurinë publike, kombëtare dhe atë private.
Duke theksuar rëndësinë e ruajtjes së mjedisit dhe të natyrës, Presidenti Meta tërheq veçanërisht vëmendjen për eliminimin e rrezikut për jetët e qytetarëve.