Një lokal i përshtatur për gatime zgarë ka marrë flakë paraditen e sotme duke rrezikuar dhe ambientet e drejtorisë së Policisë Fier. Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse duke vënë nën kontroll zjarrin. Sipas raportimeve për faxweb.al nuk ka të lënduar, ndërsa dyshimet e para të policisë janë që zjarri fillimisht ka nisur në kuzhinën e përshtatur për pjekjen e produkteve të mishit.