Ekspertë italianë kanë zbarkuar në Pukë ditën e sotme në vendin ku u gjet e djegur makina e biznesmenit italian, Davide Pecorelli.
Ata shoqërohen në këtë inspektim në vendin ku u gjet e djegur makina e biznesmenit nga Tonin Vocaj, Drejtori i Policisë Kriminale.
Makina e biznesmenit Davide Pecorelli, tip Skodia Fabia, u gjend e shkrumbuar në Pukë me disa eshtra brenda, pasi partnerja e tij shqiptare kishte denoncuar zhdukjen e tij.
Pritet përgjigja e rezultateve të ADN-së së eshtrave të gjendura në makinë, të cilat do të krahasohen me ato të vëllait të rritur që jeton në Lama di San Giustino për të zbardhur nëse bëhet fjalë për biznesmenin Davide Pecorelli apo jo.