Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesoreTe FunditTe Gjitha

LAJM I FUNDIT/ I doli kundër Mynyr Konit, Universiteti i Tiranës shkarkon Majlinda Ketën

Universiteti i Tiranës ka shkarkuar si pedagoge Majlinda Ketën e cila inicioni zhvillimin e zgjedhjeve brenda Universiteteve gjatë priudhës së qershorit.

Majlinda Keta është pedagoge në FSHS, ndërkohë që është njëkohësisht dhe Komisioni Institucional i Zgjedhjeve.

Keta është shkarkuar se bashku me grupin e pedagogëve që kanë shkaktuar probleme në UT në kushtet e situatës së pandemisë.

Vendimi për shkarkimin e Ketës vjen në prag zgjedhjeve për rektor dhe anëtarë të senatit, pasi kjo e fundit sulmoi rektorin e Universitetit të Tiranës Mynyr Koni duke pohuar se vazhdon të bëjë luftë.

“Universiteti nuk drejtohet me bajraktarizëm. Ne jemi këtu për t’ju shërbyer studentëve”, tha keta në media.

Ndërkohë në vendimin për shkarkimin e saj thuhet se ka ardhur si pasojë e shkeljeve lidhur me masat e marra për periudhën e pandemisë së koronavirusit.

“Ka shkelur në mënyrë flagrante rregullorja për organizimin e zgjedhjeve për autoritetet dhe Senatin Akadamik të UT, duke përgatitur, formosur dhe dërguar me email edhe në formë shkresore dokumenta, të cilat janë në shkelje të rregullores së sipërcituar. Moszbatimi i shkresës së rektorit të UT për ndërprerjen e menjëhershme të veprimeve të paligjshme me pasoja për Universitetin.”- thuhet në njoftim.

“Ne kemi marrë të gjitha masat për të realizuar zgjedhjet, në mënyrë të qartë dhe të drejtë. Ne kemi riskuar deri ditën e fundit. Këto zgjedhje ishin detyrim ndaj Universitetit të Tiranës. Kemi marrë përgjegjësi në emër të Universitetit të Tiranës.
Rektori erdhi me një zhurmë të madhe dhe po iken jo në një mënyrë normale. MASR po kryen të gjitha procedurat, ndërsa iu jemi përmbajtur ligjeve e normave. Punët tona shikohen nga njerëz intelektualë, që kanë jetë publike, që kanë personalitetin e tyre. Di që edhe kolegët tanë në rrethe kanë shkuar shumë mirë.

Koni nuk ka komunikuar fare me ne dhe vazhdon të bëjë luftë me akuza, që në fund të fundit ndikojnë në prestigjin e UT. Këtu janë në lojë UT, por jemi para syve të një publiku që na jep taksa. Cdo denigrim i UT, cdo prekje e demokracisë së brendshme të universitetit, është dëmtim i Universitetit të Tiranës, duke dëmtuar inteligjencën e vendit. Universiteti nuk drejtohet me bajraktarizëm. Ne jemi këtu për t’ju shërbyer studentëve. Në përcaktimin e fituesit, ka votë edhe studenti”, është shprehur publikisht kryetarja e KIZ, Keta referuar Mynyr Konit.

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *