Është zbardhur edhe deklarata e autorit të dyshuar të vrasjes së biznesmenit Niko Goro në Himarë para efektiveve te policise.
Mësohet se autori Kliti Leka, nip në Himarë, ka deklaruar se “I kam dhënë tokën, më kishte lekë borxh. Më ka marr tokën.”
Motivi i vrasjes mendohet se është një konflikt për pronën dhe se Goro i kishte autorit 70 mijë euro borxh.
“Goro po ndërton në tokën time. Më gënjeu.” kanë qenë fjalët e autorit, i cili ka pranuar edhe krimin e rëndë.
Dyshohet se ky ka qenë konflikti mes tyre, që e ka shtyrë 53-vjecarin të qëllojë me armë biznesmenin.
Autori e ka pranuar krimin në deklarimin e parë te policia, si dhe është shprehur i penduar për ngjarjen. Vijon hetimi për të dokumentuar dhe zbardhur më tej krimin që tronditi Himarën.
Nga ngjarja e rëndë mbeti e plagosur edhe motra e biznesmenit Goro. Viktima është kushëriri i parë i kryetarit të Bashkisë Himarë, Jorgo Goro.
Njoftimi i policisë për arrestimin e autorit:
Policia në kohë rekord kap gjatë ndjekjes autorin e dyshuar të vrasjes së 51 vjecarit N.G. Si rezultat i reagimit në kohë dhe ndjekjes së pandërprerë të autorit, u bë e mundur që në vendin e quajtur “Livadhet”, të kapjen dhe prangosej autori i dyshuar i vrasjes, shtetasi Kliti Leka , 53 vjeç, banues në Tiranë Policia ka sekuestruar armën e dyshuar të krimit, armë zjarri kallashnikov dhe automjetin me të cilin u largua autori. Autori po shoqërohet për në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme.
(M.Q./Faxweb.al)