Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesorePolitikëTe FunditTe Gjitha

Zbulohet data, Rama dhe Meta do të ”përpasin argumentet” në Gjykatën Kushtetuese, ja çështja

Presidenti i vendit Ilir Meta dhe kryeministri Edi Rama do të kenë përballjen e tyre të parë në Gjykatë, dhe pikërisht në atë Kushtetuese.

Kjo e fundit ka caktuar që seanca për përballjen mes të dyve të mbahet në datën 25 Mars, dhe ka si objekt, kompetencat e presidentit për të mos dekretuar propozimin e kryeministrit për ministri të caktuara.

”Zgjidhja e mosmarrëveshjes së kompetencave ndërmjet Kryeministrit të Republikës së Shqipërisë dhe Presidentit të Republikës së Shqipërisë. Interpretimi kushtetues i nenit 98, pika 1 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë”, thuhet zyrtarisht në faqen e Gjykatës Kushtetuese, sa i takon seancës së 25 Marsit.

Rasti në fjalë ka lindur si pasojë e përplasjes që ka pasur mes Ramës dhe Metës për emërimin e Gent Cakajt në postin e ministrit të jashtëm, për të cilin presidenti nuk nxori kurrë një dekret, për ta bërë de juro ministër.

Kjo e detyroi Ramën që ai të mbante dy pozicione, atë të kryeministrit dhe atë të ministrit të jashtëm, ndërsa Cakaj qendroi pothuajse dy vite si ministër i jashtëm në detyrë, deri në ditën e dorëheqjes së tij për ti lënë vendin Olta Xhaçkës.

(E.K/Faxweb.al)

Fjalët Kyce
Për kë do të votoni në zgjedhjet e 25 prillit?
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.