Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesorePolitikëTe FunditTe Gjitha

Zbulohet data e përfundimit të hetimeve për shkarkimin e Metës, puna e Komisionit Hetimor përfundon më 30 Korrik

Është mbledhur sërish komisioni hetimor i ngritur për shkarkimin e presidentit, ndërsa në fjalën e tij deputeti Halit Valteri tha se mazhoranca sa herë ka përplasje me kreun e shtetit, i bën presion përmes organizimit të mbledhjeve të tilla.

Sipas Valterit pas shumë muajsh që kur se është ngritur, ende nuk ka asnjë produukt dhe rezultat nga puna e këtij komisioni.

Me deputetin ka replikuar kryetari i komisionit Ulsi Manja i cili ka treguar afatet kohore të punës teksa tha se opinion do të jetë gati deri në datën 18 Korrik ndërsa afati i punimeve të këtij Komisioni është deri më 30 Korrik.

Sipas Manjës, dosja do të dorëzohet në Kuvend deri më datën 18 Korrik dhe afati i Komisionit Hetimor përfundon së ekzistuari më 30 korrik dhe do jetë Parlamenti që do të vendos me votë.

Kujtojmë se në opinionin e Komisionit të Venecias, është theksuar se vendimet e presidentit në lidhje me dekretin për shtyrjen e zgjedhjeve apo për formimin e Gjykatës Kushtetuese nuk përbëjnë motiv për shkarkimin e tij

Mendoni se duhet të hapen listat e partive dhe të ndalohen koalicionet parazgjedhore?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *