Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashPolitikëTe FunditTe Gjitha

Yuri Kim rrit presionin për mazhorancën, zhvillon takim me Ballën, ja çfarë i kërkon

Ka përfunduar takimi i ambasadores amerikane Yuri Kim me kreun e grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla, i cili është zhvilluar në kryesinë e Kuvendit, dhe ka zgjatur për rreth një orë.

Burimet thanë për Fax News se në fokus ka qenë miratimi i reformës zgjedhore dakordësuar me ndërkombetarët, por që është vonuar pikërisht për shkak të opozitës parlamentare, e cila ka shtuar kërkesat e saj për ndryshimin e sistemit.

Zyrtarisht mazhoranca nuk i ka 84 vitat që duhen për votimin e Kodit Zgjedhor, dhe për këtë shkak kërkon që të gjejë një dakordësi treshe me opozitën brenda dhe jashtëparlamentare. Këta të fundit kanë kërkuar miratimin sa më parë të Kodit Zgjedhor, dhe e kanë quajtur lojë të Ramës, lëvizjen e kryesuar nga Murrizi që kërkon hapjen e listave dhe heqjen e koalicioneve parazgjedhore.

Në marrëveshjen që u firmos nga 4 anëtarët e Këshillit Politik në rezidencën amerikane pas shumë orësh diskutimesh, u parashikua që në Reformën Zgjedhore që do të kalohej në Kuvend, mos të bëheshin ndryshime, dhe votimi i saj duhej të bëhej brenda Qershorit, gjë e cila nuk ndodhi.

(E.K/Faxweb.al)

Mendoni se duhet të hapen listat e partive dhe të ndalohen koalicionet parazgjedhore?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *