Presidenti serb Aleksandër Vuçiç ka konfirmuar pjesëmarrjen në samitin e BE-së në Tiranë. Ai tha se ka diskutuar me të gjithë bashkëpunëtorët me Ana Brnabiç, si dhe përfaqësues të disa shteteve për pjesëmarrjen e tij.
Pasi kishte deklaruar se nuk do të merrte pjesë, ai shpjegoi se nuk e ka problem pjesëmarrjen dhe se thjeshtë ishte i pushtuar nga emocionet për shkak të krizave që po prodhohen prej disa muajsh në vend.
Vuçiç shpreson që të ketë ndonjë përfitim nga qëndrimi i tij në Tiranë, ndërsa shtoi se nëse nuk do të merrte pjesë do të kishte një dëm të madh për vendin e tij.
“Nuk jam i sigurt, por do të ketë patjetër përfitime të shkosh në Tiranë. Sigurisht që do të kishte dëm nëse nuk shkoja në samitin BE-Ballkani Perëndimor. Ndoshta do të tregoja që kotësia ime është më e fortë dhe më e madhe, por sigurisht që do të ishte një dëm i madh për vendin, për tërheqjen e investimeve dhe gjithçka tjetër. Në këtë mënyrë, pavarësisht se tema është Ballkani Perëndimor dhe 20 prej tyre do të fillojnë të flasin për sanksionet ndaj Rusisë dhe problemin e Kosovës në mënyrë joadekuate. Ndoshta kolegët e mi kanë të drejtë kur thonë se është më mirë të dëgjosh të paktën një përgjigje sesa të mos dëgjosh asgjë. Pra, unë do të shkoj atje nesër,” tha Vuçiç.