Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesoreTe FunditTe Gjitha

Vrasja e Indrit Çelajt për një kondicioner, arrestohet Lulzim Kusi

Arrestohet nga efektivët e policisë Tiranë Lulzim Kusi, pasi akuzohet për armëmbajtje pa leje.

Lulzim Kusi është xhaxhai i dy vëllezërve Albando dhe Griseldo Kusi, të cilët vranë Indrit Çelajn pak kohë më parë në zonën e Myslym Shyrit në Tiranë, pasi iu kishte dëmtuar kondicionerin gjatë vendosjes në banesë.

Gjatë kontrollit në banesën e Lulzim Kusit në datën 6 Shtator në Allgjatë është gjetur një armë pa leje, e llojit kallashnikov.

Albano dhe Griseldo Kusi janë shpallur në kërkim për akuzën e vrasjes dhe dyshohet që të jenë larguar jashtë vendit pas ngjarjes së rëndë.

Griseldo dhe Albano Kusi dy vëllezërit që plagosën më plumb në kokë më 22 gusht, 26 vjeçarin Indrit Çela janë persona shumë të njohur për drejtësinë e vendit tonë.

Vëllezërit Kusi rezultojnë të jenë të përfshirë në ngjarje kriminale, si vrasje, plagosje dhe tentativë vrasjeje.

Më 16 tetor të 2010-së, Albano Kusi akuzohet se ka vrarë Shkëlqim Nozllin për një borxh prej 650 eurosh.

Albano doli në gjyq në shkurt të 2011, për akuzën e “vrasjes me dashje” dhe “armëmbajtje pa leje”. Shkak i vrasjes në baze të hetimeve rezultoi se ishte një borxh i papaguar mes viktimës dhe në atë kohë 19 vjeçarit Albano Kusi.

Borxhi ishte për blerjen e dy pistoletave, çështje në të cilën ishin përfshirë edhe dy punonjës së Policisë së Burgjeve.

Policet I. Ademi dhe J. Nuhu u arrestuan pas ngjarjes për “moskallëzim krimi”, ndërsa Albano Kusi si autor i vrasjes.

Sipas hetimeve, Nozlli ka takuar Kusin dhe me anë të një taksie kanë udhëtuar drejt Qafe-Krrabës ku pas dy ditësh Nozlli u gjend i vdekur.

Gjate deklarimeve në polici, Kusi ka pranuar se ka qenë ai autor i vrasjes së Nozllit, por duke pretenduar se e ka bërë pa dashje gjatë përleshjes me viktimën.

Albano Kusi u dënua me 7 vite nga gjykata e Krimeve të Rënda. Po ashtu edhe i vëllai Griseldo Kusi, rezulton të jetë i përfshirë në disa ngjarje kriminale.

Në 5 gusht të 2011, ai tentoi të vriste Maksut Hysën, kur ishte vetëm 23 vjeç.

Hysa, i shpëtoi 4 plumbave të qëlluara nga Griseldo, shkak i atentatit u bë një sherr për ndërtimin e një prone.

Por vetëm 6 muaj më vonë, pa bërë as 3 muaj burg Griseldo tentoi të vriste Boiken Spahiun por ky i fundit ja doli që të shpëtonte.

Atentati, dyshohet të ishte për prishjen e pazareve të drogës. Boiken Spahiu dhe Griseldo Kusi, ishin konfliktuar për një çështje të pambyllur droge në Angli.

Fjalët Kyce

Mendoni se duhet të hapen listat e partive dhe të ndalohen koalicionet parazgjedhore?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *