Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesoreTe FunditTe Gjitha

LAJM I FUNDIT/ Vodhën me dhunë një karburant, arrestohen 4 persona në Fushë Krujë, iu gjendet edhe drogë

Finalizohet operacioni policor i koduar “Arrameras”. Operacioni i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Krujë, në bashkëpunim me strukturat e DVP Durrës, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë.

Vihen në pranga 4 shtetas, shpallet në kërkim bashkëpunëtori i tyre. Zbardhet vjedhja me dhunë e një shume parash në një karburant. Zbardhen edhe tre vjedhje të tjera të motomjeteve, të cilët autorët i kanë përdorur më pas për të kryer vjedhje të tjera.

Gjithashtu, gjatë operacionit janë goditur edhe dy raste të tentativës për kultivim të kanabisit.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar dy motomjete, një automjet, rreth 1000 kubikë të kultivuar me fara kanabisi, dy armë gjahu e sende të tjera.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë, në bashkëpunim me strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, në vijim të punës për zbardhjen e vjedhjeve të ndodhura më parë, si dhe për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike, bazuar në provat e grumbulluara gjatë punës hetimore, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Arrameras”, në kuadër të të cilit u kapën dhe u arrestuan shtetasit:

D. B., 21 vjeç, banues në Magzazë, Fushë Krujë, i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja”;

S. S., 17 vjeç, banues në Kameras, Fushë Krujë;

K. M., 21 vjeç dhe A. M., 23 vjeç, banues në Thumanë.

Gjithashtu është shpallur në kërkim shtetasi H. X., 26 vjeç, banues në Larushk, Krujë, i dënuar më parë për veprat penale “Vjedhja” dhe “Armëmbajtje pa leje”.

Nga hetimet e kryera ka rezultuar se këta shtetas janë autorë të vjedhjes me dhunë të një shume parash në një karburant në fshatin Arameras, si dhe autorë të vjedhjes së tre motomjeteve, të cilët i kanë përdorur më pas për të realizuar vjedhje të tjera, kryesisht vjedhje parash në pika karburanti.

Gjatë operacionit, në banesën e shtetasit K. M. dhe të shtetasit A. M. (kushërinj), janë gjetur rreth 1000 kubikë të kultivuar me fara kanabisi.

Në cilësinë e provave materiale u sekuestruan veshje të përdorura nga autorët për të kryer vjedhjet, 1 automjet tip “Fiat”, 2 motomjete, rreth 1000 kubikë me fidanë të bimës narkotike cannabis sativa, 1 armë gjahu teke dhe 1 armë gjahu shotgan, 3 aparate celular dhe sende të tjera.

Nën drejtimin e Prokurorisë po vijon puna për zbardhjen e plotë të veprimtarisë kriminale të këtyre personave, si dhe identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Vjedhja me dhunë”, “Vjedhja” dhe “Kultivimi i bimëve narkotike”.

Për kë do të votoni në zgjedhjet e 25 prillit?
  • Koalicioni i udhëhequr nga PD 52%, 7123 votes
    7123 votes 52%
    7123 votes - 52% of all votes
  • PS 29%, 3960 votes
    3960 votes 29%
    3960 votes - 29% of all votes
  • Nuk do të votoj 9%, 1277 votes
    1277 votes 9%
    1277 votes - 9% of all votes
  • LSI 5%, 665 votes
    665 votes 5%
    665 votes - 5% of all votes
  • Të tjera 4%, 564 votes
    564 votes 4%
    564 votes - 4% of all votes
Total Votes: 13589
19/03/2021
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.