AktualitetFlashKryesoreTe FunditTe Gjitha

Vidhet banesa e biznesmenit në Pogradec, ja çfarë morën grabitësit

Persona të paidentifikuar kanë grabitur mëngjesin e sotëm shtëpinë e biznesmenit Vlater Gora në Pogradec, në fshatin Buçimas.

Grabitësit kanë marrë një shumë të madhe parash në kasaforte, bizhuteri, një armë gjahu si dhe sende të tjera me vlerë.

Pogradec/Informacion paraprak

Më datë 13.08.2019, në orët e para të mëngjesit, në fshatin Buçimas, persona të paidentifikuar kanë hyrë në banesën e shtetasit V.G (pranë së cilës ndodhet edhe një karburant në pronësi të tij) dhe kanë marrë një kasafortë me një sasi lekësh, bizhuteri dhe një armë gjahu të poseduar me leje nga ky shtetas.

Grupi hetimor në vendngjarje po punon për identifikimin/kapjen e autorëve, si edhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Fjalët Kyce

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *