Një mjek kirurg në spitalin e Beratit është prekur nga Covid 19, ndërkohë që gjendja e tij është përkeqësuar në mënyrë të menjëhershme.
Mjeku 40-vjeçar është transportuar me urgjencë drejt spitalit Infektiv, ndërsa mësohet se kirurgu vuante dhe nga diabeti, çka ia ka vështirësuar edhe më tej situatën.
DSHP dhe Higjena kanë dezinfektuar Repartin e Kirurgjise në Spitalin e Beratit, ndërkohë që i gjithë stafi mjekësor është në pritje të rezultateve të tamponit.
Po ashtu nuk dihet nëse ka pacientë të prekur me Covid në këtë repart, ndërsa Berati prej disa ditësh nuk kishte raportuar raste të reja me koronavirus.
Në vendin tonë që prej fillimit të pandemisë 5620 persona kanë rezultuar pozitiv me Covid 19, nga të cilët 101 vetëm dje, ndërkohë që numri i personave që kanë humbur jetën që prej muajit Mars ka shkuar në 172.
(E.K/Faxweb.al)