Trupa gjykuese e Gjykatës së Posaçme të Apelit është tërhequr për të dhënë masën ndaj gjyqtares Mimoza Margjeka, e cila u ka qëndruar deklarimeve që ka bërë në seancë në shkallën e parë.
Në seancën e kaluar, Margjeka u shpreh se nuk e mban mend fare çështjen për të cilën akuzohet, dhe se personin për të cilin thuhet se përfitoi 6 mijë euro për ta liruar, e kishte lënë të lirë përmes garancisë pasurore. Ajo foli dhe për pronarin e një hoteli në Korçën Klaudio Zhilla, me të cilin dyshohet se burri i saj ka bërë pazaret, për të cilin thotë se ai sdo guxonte kurrë që t’i kërkonte asaj një ndryshim vendimi.
Sakaq Margjeka shprehet se ajo është e detyruar që të qëndrojë përherë në të njëjtin hotel në Korçë për shkak të vajzës së mitur, dhe se ajo ishte familjarizuar me vajzën e pronarit të hotelit, aq sa hanin edhe petulla bashkë.
“Çështjen që me akuzoni as nuk e dija që ekzistonte. S’isha unë realtori i çështjes. Udhëzimi më lejon caktimin e masës së sigurisë, garanci pasurore në rast se e shoh të arsyeshme, nuk është një praktikë që e kam ndjekur unë, është aplikuar dhjetra herë të tjera.
Kam marrë një vendim që e gjykoj të drejtë, nuk kam sesi mbaj mend emrat e të pandehurve, nuk ka gjyq që të mos jem unë në trupin gjykues, për shkak të mungesave. Punoj aty me skemë delegimi. Shkova në gjykatë së bashku me bashkëshortin dhe me vajzën e vogël tre vjeç, nuk e bëj dot shoferen. Gjithnjë marrim një dhomë hoteli që është në qendër të qytetit, e kam njoftuar KLGJnë që nuk e prballoj dot këtë skemë delegimi.
Kemi gjetur një mundësi për të shkuar në të njëjtin hotel, çështjen në fjalë as që e dija që ekzistonte. As bashkëshorti im nuk e ka tagrin se çfarë do të bëhet me një person, bashkëshorti im nuk i jep as dorën personave që kanë gjyq me mua, në momentin që e di.
Burri im është pa punë, dhe ndoshta ka takuar dikë pa e ditur aty se kush ishte. Jam e deleguar në Gjirokastër, në Vlorë, ne familjarisht jetojmë në makinë, për shkak se jemi nga një qytet në tjetër. Të gjithë e dinë që ne rrimë bnë një dhomë hoteli në Korçë, ne po mbijetojmë që po shkojmë në punë. Ne hamë bukë aty, se ai ka një fëmijë me të cilin luan vajza ime, hamë petulla me mjaltë që i bëjnë vetë aty, se janë të mira.
Logjika qendron se ai mund të ketë menduar që të na thoshte një fjalë se ne rrinim aty, por jam e bindur që se ka bërë, nuk do guxonte që të ma thoshte mua. Kam mesazhe kërcënuese në telefonin tim, çdokush do që të ndëhyjë, por a e kanë bërë? Të isha gjyqtarja më e mirë në botë, dhe të rrija në Korçë, sdo e bëja kurrë një gjë të tillë”, është shprehur Margjeka.
Ndërkohë që edhe avokati Skënder Demiraj nuk ka pranuar të ketë marrë para në lidhje me ndryshimin e masës. Para gjykatës ai është shprehur se është burrë i moshuar dhe nuk ka marrë asnjë qindarkë. Në lidhje me përgjimet e nënë e bir, Nejton e Afëdita Bali, avokati shprehet se djali ka dashur të marrë para nga e ëma, por jo për të paguar gjyqtarët.
Ditën e sotme, kur u shfaq pranë Gjykatës së Posaçme të Apelit kërkoi praninë e mediave në seancë, por u rrëzuar për shkak të sekretit hetimor.