Pasi kanë pritur për rreth 90 minuta në rezidencën e ambasadores së Shteteve të Bashkuara që të mbërrinin edhe Petrit vasili e Oerd Bylykbashi, dy anëtarët e tjerë të Këshillit Politik, Damian Gjiknuri dhe Rudina Hajdari janë larguar prej aty, ndërsa dy përfaqësuesit e opozitës nuk kanë mbërritur që prej largimit të tyre rreth orës 19:00.
Nuk dihet pse nuk kanë mbërritur në takim Vasili me Bylykbashin, por tani sapo ka dalë në një deklaratë për mediat ambasadorja Yuri Kim bashkë me ambasadorin e BE dhe atë të Britanisë së Madhe.
kim deklraoir se është arritur diçka e xila mund të prodhojë një marrëveshje shumë të mirë, ndërsa çdo partie i kërkohet të japë që Shqipëria të fitojë duke pohuiar se tashmë ka ardhur koha për opozitën.
Duke mos kursyer vlerësimet ndaj qeverisë dhe presionet mbi opozitën, diplomatja tha se kjo e fundit duhet të balancojë të gjithë faktorët dhe të thonë për popullin shqiptar përmes vendimeve të saj.
“Kemi pasur një ditë të gjatë. U takuam dhe bëmë progres të jashtëzakonshëm. Çdo partie i kërkohet që të japë që Shqipëria të fitojë. Çdo palë dha dhe çdo palë fitoi. Populli shqiptar mund të fitojë akoma më shumë, çdo palë dha, por dua t’i jap merita partisë në pushtet, ne kemi atë që mund të jetë një marrëveshje shumë e mirë. Është një marrëveshje që do ta vendosi Shqipërinë drejt BE. Përmban masa që janë adresuar nga ODHIR, përmban disa hapa domethënës që nuk janë rekomanduar nga ODHIR. Ka ardhur koha për opozitën, që të balancojnë të gjithë faktorët dhe të thonë për popullin shqiptar. Topi është në fushën e Bashës, e ardhmja është në dorën e tij”, tha Kim ndër të tjera.
Këshilli Politik duhet të mblidhej në orën 20:30 në rezidencën e Ambasadës Amerikane për të vazhduar bisedimet rreth çështjeve në Reformën Zgjedhore për të cilat nuk kanë ende dakordësi. Përfaqësuesi i mazhorancës, Damian Gjiknuri ka mbërritur në kohë dhe është parë me një dosje në dorë teksa zbret nga makina.
Edhe përfaqësuesja e opozitës ka mbërritur për takimin me ambasadoren amerikane Yuri Kim, por mungojnë përfaqësuesit e opozitës jashtëparlamentare, Petrit Vasili dhe Oerd Bylykbashi.
Burime për Faxweb.al nga selia blu bëjnë me dije se takimi mes Bashës, Kryemadhit dhe dy përfaqësuesve në Këshillin Politik ka zgjatur jashtë parashikimeve dhe flitet se po debatohet me tone të apshra. Nuk dihet se për çfarë çështje nuk kanë rënë dakord por Basha shpesh herë ka patur ngritje zëri.
(F.GJ/FAXWEB.AL)