Ndarja e parakohshme nga jeta e një vajze adoleshente është shënuar mbrëmjen e së enjtes në zonën e kryeqytetit, ka njoftuar policia.
Sipas informacioneve paraprake nga uniformat blu, qytetarja me iniciale S. B., 18 vjeçe është transportuar në spital rreth orës 22:10, në Mullet, për të marrë ndihmë mjekësore, pasi nuk ndihej mirë.
Fatkeqësisht, e reja, e cila vuante nga semundja e epilepsisë, ka ndërruar jetë me të mbërritur në spital, pavarësisht ndihmës mjekësore të ofruar, sipas shërbimeve të policisë.
Njoftimi i policisë:
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 17.06.2021, rreth orës 22:10, në Mullet, ambulanca ka transportuar në spital, për ndihmë mjekësore, shtetasen S. B., 18 vjeçe, e cila nuk është ndjerë mirë. Me mbërritjen në spital, pavarësisht ndihmës së dhënë nga mjekët, shtetasja S. B. ka ndërruar jetë.
Nga hetimet paraprake ka rezultuar se S. B., vuante nga semundja e epilepsisë.
Grupi hetimor po punon për përcaktimin e rrethanave të ngjarjes.