Detaje të reja dalin në dritë nga ngjarja e ndodhur në Lushnje, ku policia tha se vdiq një 58-vjeçar për shkak se ra nga kati i tretë i banesës. Burime bëjnë me dije për Faxweb.al se shtetasi që ka humbur jetën është Albert Taullau, vëllai i Saimir Taullaut, me precedentë të theksuar kriminal.
Vetë viktimës i kanë bërë dhe atentat me eksploziv në biznesin e tij, nga i cili nuk mori lëndime.
Familja Taullau njihet për rivalitetin me bandën e Aldo Bares, pasi njëri vëlla Baki Taullau iu vra në atentat në 2005 kurse Saimir Taullau gjithashtu u plagos në vitin 2018.
Vitin e kaluar Saimir Taullau u arrestua në Maqedoninë e Veriut me qëllim ekstradimin në Zvicër ku isht dënuar me 4 vite burg për trafik droge.
Ndërkohë disa javë më parë në Durrës u shoqëruan djali dhe kushëriri i tij, Sajmojen dhe Klajdi Taullau, të dyshuar për disa vepra kriminale.
Njoftimi i policisë:
Sot rreth orës 10:35, në lagjen “Loni Dhamo”, Lushnjë, shtetasi A. T., 58 vjeç, dyshohet se ka rënë nga kati i tretë i banesës ku banonte dhe ka ndërruar jetë.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
(E.K/Faxweb.al)