Te gjithë kontrollorët e trafikut ajror të aeroportit të Rinasit janë lënë të lirë pas marrjes në pyetje nga ana e oficerëve të policisë gjyqësore te prokurorisë së Tiranës.
Burime bëjnë me dije se aktualisht ndodhen vetëm 3 kontrollorë që vijojnë të merren ne pyetje, Muhin Mezini, Armando Fezga, Flora Ndreca.
Mësohet se deri tani zyrtarisht nuk janë lëshuar urdhër arreste, por hetimet mbi pezullimin e punës nga punonjësit e Albcontrol vijojnë.
Një pjesë e kontrollorëve u shoqëruan gjatë orëve të vona të natës së djeshme nga ambientet e një hoteli në Rinas, ndërsa pjesa tjetër u paraqit vullnetarisht pas komunikimit policor. Numri total i personave të shoqëruar arrit në 28 mëngjesin e sotëm, ku pas marrjes në pyetje u liruan fillimisht 4 kontrollorë dhe më pas pjesa tjetër e tyre.
Faxweb.al raportoi që prej mbrëmjes së djeshme se Prokuroria e Rrethit Gjyqësor, Tirane ka filluar hetimet per situatën e ndodhur ne aeroportin e Rinasit. Vepra penale per te cilen po hetohet lidhet me ‘Shperdorim detyre’, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.
Nga ana e oficereve të policisë gjyqësore, po kryhen veprimet e duhura hetimore për zbardhjen e rrethanave te ngjarjes së ndodhur.
Po vijojnë veprimet hetimore ne drejtim të evidentimit të rolit të secilit prej personave të përfshire në këtë ngjarje.