Shembjet në Astir edhe pas më shumë se 2 vitesh vijojnë të prodhojnë konflikt mes banorëve të prekur dhe instancave shtetërore. Gjatë mëngjesit të sotëm një banore ka denoncuar publikisht në Fax Neës kërkesën për ryshfet nga drejtues të IKMT-së (lexo), denoncim i cili u pasua në mënyrë të rrufeshme me një kallëzim për shpifje nga Drejtori i IMT Tiranës Rigers Sheqeri (lexo)
Por gjithashtu i menjëhershëm ka qenë dhe reagimi i banores Marsela Lekkli dhe i disa prej banorëve shtëpiat e të cilëve janë shembur për ti hapur rrugë projektit të Unazës së madhe. Në deklaratën e tyre për mediat ata shprehen se nuk tremben nga paditë dhe se beteja ligjore sapo ka nisur ku ata vetë do të faktojnë shkeljet dhe shpërdorimin e detyrës nga funksionarët e shtetit shqëiptarë.
Reagimi:
Jo vetem qe ta shembin banesen por “IMT”, na kercenon me padi ne gjykate per shpifje, kur i madh e i vogel e di qe ky projekt eshte korruptiv nga nje tender korruptiv ku 1km eshte 20 milion euro! Ne rastin e baneses sime jane ndjekur dy standarde, ajo nuk prekesh nga projekti pasi ishte rikonstruktuar dhe ishte jashte vijes se projektit dhe IMT e di shume mire kete gje. Po te njejtet persona te IMT kane prishur dhe kane lane banesa ne Unazes e Re sipas deshires, diku i kane lene diku jo edhe aty ku nuk preket interesi publik, pra ”projekti i rruges”! I bej me dije se beteja ligjore sapo ka filluar, ju keni shperdoruar detyren dhe une do ta vertetoj me fakte pasi flasin vete. Sot neser edhe pas 25 Prillit do te mbani pergjegjesi ligjore per shperdorim detyre, nuk me trembni me keto kallzimet te gjykatat tuaja!