Një ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë natës në Burrel, ku një sasi tritoli ka shpërthyer në banesën e punonjësit të SHISH-it Alfred Karaj.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 23:00 të mbrëmjes së djeshme, kur në banesë ishin të pranishëm të gjithë anëtarët e familjes.
Fatmirësisht nga shpërthimi në Burrel nuk ka të lënduar, por vetëm dëme materiale.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes, po kryen hetimet. Ngjarja dyshohet se lidhet me punën që bën kryefamiljari Karaj, dhe në momentin që flasim kjo është pista kryesore e hetimit.
(E.K/Faxweb.al)