Të shtëna me armë zjarri kanë tronditur mbrëmjen e sotme Elbasanin. Policia bën me dije se ka mbetur i vrarë një person nga të shtënat pranë stadiumit të qytetit ‘Elbasan Arena’. Viktima është shtetasi Madrit Ulqinaku, rreth 33 vjeç.
. Sipas njoftimit zyrtar, mësohet se 20-vjeçari me incialet K.SH ka qëlluar me armë zjarri ndaj viktimës Madrit Ulqinaku rreth 33 vjeç.
Dyshohet se konflikti mes tyre ka nisur për motive të dobëta, ndërsa autori është larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes.
Burime bëjnë me dije se viktima ishte emigrant në Itali dhe nuk ishte person problematik, megjithatë Ulqinaku rezulton të jetë arrestuar nga policia e Tiranës për pjesëmarrjen në protestën e opozitës më 11 maj të vitit 2019.
Ai u ndalua asokohe së bashku me 50 protestues të tjerë. 25-vjeçarit iu dha masa e sigurisë “Arrest në shtëpi” nga ana e gjykatës.
Njoftimi i policisë:
Elbasan/Informacion paraprak
Më datë 17.08.2022, rreth orës 21:50, në lagjen “Kongresi”, Elbasan, gjatë një konflikti për motive të dobëta midis disa të rinjve, dyshohet se shtetasi K.SH, rreth 20 vjeç, ka qëlluar me armë zjarri pistoletë dhe për pasojë ka humbur jetën shtetasi M. U., rreth 25 vjeç, banues në Elbasan.
Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, së bashku me grupin hetimor.
Është rrethuar zona dhe vijon krehja e saj për të bërë të mundur kapjen e autorit.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes