Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha i është përgjigjur kryeministrit Rama pasi kiy i fundit e akuzoi se e dëshiron Shqipërinë një ‘mal me plehra’
“Lere viktimizimin për të fshehur vjedhjen. Plehrat e tua janë në çdo cep të Shqipërisë dhe 70 mil euro kanë avulluar pa bërë asgjë. Trego ku i ke çuar lekët. Retorika boshe nuk të shpëton dot këtë herë. Atë që nuk e thua dot sot, do ta thuash nesër në bankën e të akuzuarve.”, shkruan Basha.
Kryeministri Edi Rama reagoi pas akuzave të kreut të Partisë Demokratike për inceneratorët, ku shkruan se “sipas Lulëzimit nuk duhen paguar plehrat që shkojnë në Sharrë po duhen bërë mal me re helmi mbi Kombinat.
Po ashtu Rama shton se opozita merret me “nënën time të ndjerë dhe shajnë si të dehur,e kujtojnë se do gënjejnë shqiptarët duke ua bërë të bardhën të zezë me balonat tabake e tauke që i nxjerrin nëpër dyert e fushave sanitare sa në Sharrë e sa në Fier,për të recituar vjershat e mjerimit që në fakt e mishêrojnë!”
“Sipas Lulëzimit nuk duhen paguar plehrat që shkojnë në Sharrë po duhen bërë mal me re helmi mbi Kombinat! Vazhdon të ngatërrojë investimin privat me pagesën 29€ për ton nga shteti, kur në Europë shtetet paguajnë deri 150€ tonin për të njëjtën gjë! Çfarë mjerimi ky debat absurd!
Merren me nënën time të ndjerë dhe shajnë si të dehur,e kujtojnë se do gënjejnë shqiptarët duke ua bërë të bardhën të zezë me balonat tabake e tauke që i nxjerrin nëpër dyert e fushave sanitare sa në Sharrë e sa në Fier,për të recituar vjershat e mjerimit që në fakt e mishêrojnë!
Duan s’duan Lulëzimi dhe balonat e tij Shqipëria do pastrohet nga malet e plehrave, Tirana, Durrësi, Elbasani, Fieri, Vlora e me radhë nuk do rë kthehen tek malet e plehrave të Saliut e të partisë që ka program rrënimin e rrëmujën në çdo fushë të jetës shqiptare”, shkruante Edi Rama nw Twitter!