Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesoreTe FunditTe Gjitha

Tre të sëmurë nga Skrapari nisen drejt QSUT-së Tiranë, me temperaturë të lartë dhe bllokim frymëmarrje

Një çift bashkëshortësh nga Skrapari dhe komshija e tyre, një vajzë 22-vjeçe që sapo kishte ardhur nga Italia janë nisur mesditën e sotme me urgjencë drejt Tiranës.

Vajza ishte kthyer disa ditë më paraë nga Italia dhe ishte komshi në Skrapar me çiftin e bashkëshortëve,të moshës 45 dhe 47-vjeç.

Ata kanë qënë të tre me temperaturë të lartë dhe bllokim në rrugët e frymëmarrjes. Lajmi konfirmohet nga një infermiere e spitalit të Skraparit,e cila është kërcënuar së bashku me infermerirët e tjerë nga drejtuesit e spitalit që të mos tregojnë në lidhje me rastet.

Ajo ka konfirmuar se,të treja rastet kanë qëndruar disa ditë në Spitalin e Skraparit dhe sot janë nisur me ambulanca në QSUT Tiranë,në gjendje të rënduar,kurse drejtuesit e Spitalit të Skraparit e mohojnë kategorikisht që të ketë ndodhur.

Përveç tre rasteve të nisura nga Skrapari drejt QSUT-së Tiranë mesditën e sotme,një tjetër rast me simptoma të njëjta është nisur në QSUT nga Spitali Rajonal i Beratit.

Lajmi konfirmohet nga drejtoresha e Spitalit të Beratit,Edlira Shkëmbi,e cila ka pohuar se,rasti me temperaturë të lartë dhe vështirësi në rrugët e frymëmarrjes ishte nga Skrapari dhe pasi u mbajt disa orë në Spitalin e Beratit ku u trajtua dhe ju morrën tamponet,u dërgua me ambulancë në Tiranë.

(FAXWEB.AL)

Fjalët Kyce

Partitë politike firmosën Marrëveshjen për Reformën Zgjedhore. A mendoni se Presidenti Meta duhet të dekretojë një datë zgjedhjesh në tetor të këtij viti?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *