Protesta e opozitës së bashkuar ka eskaluar në fund të saj, ku janë shënuar disa përplasje fizike mes qytetarëve dhe Policisë. Në fund të fjalës së kryetari të PD, Sali Berishës, një grup qytetarësh tejkaluan kordonin e policisë dhe ky episod shënoi tensionet e para.
Disa qytetarë hodhën bojë në dyert e kryeministrisë dhe ka qenë ky momenti, kur Policia nisi konfrontimin fizik me protestuesit dhe më pas shoqërimin e njërit prej tyre.
Policia menjëherë u bë gardh para ndërtesës së Kryeministrisë, ndërkohë efektivë të tjerë kanë ndërhyrë nga pas godinës, në përpjekje për të zmbprasur protestuesit e zemëruar.
Disa prej protestuesve kanë ndezur qirinj në nderim të personave, që janë vrarë nga Policia, si rasti i Klodian Rashës dhe Laer Kurtit.
(N.M/Faxweb)
Discussion about this post