Policia e Fierit ka bërë me dije se një efektiv i Komisariatit të Peqinit, është paraqitur në spitalin Rajonal me një plumb në këmbë. Efektivi, Klodian Lamaj, 39-vjeç, deklaroi se ishte vetëplagosur me armën e shërbimit. Mbeten ende të paqarta rrethanat e ngjarjes, ndërkohë që grupi hetimor po punon për zbardhjen e saj.
Njoftimi i plotë i policisë: Fier/ Informacion paraprak
Sot rreth orës 21:20, në spitalin e Fierit, ka shkuar i plagosur me armë zjarri në këmbë në rrethana ende të paqarta, punonjësi i policisë Klodian Lamaj, 39 vjeç, banues në Fier, (punonjës i Komisariatit të Policisë Peqin), i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Punonjësi i policisë paraprakisht ka deklaruar se është vetëplagosur aksidentalisht.
Grupi hetimor në bashkëpunim me SHÇBA dhe Prokurorinë po punojnë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.