Mbrëmjen e djeshme në zonën e Plazhit në Durrës është qëlluar me thikë një 50 vjeçar. Pas ngjarjes i plagosuri është dërguar në spitalin e Durrësit ku mësohet se është në gjendje të rëndë. Policia ka identifikuar autorin dhe po punon për kapjen e tij.
Njoftimi i plotë:
Durrës/Informacion paraprak
Në lagjen nr. 13 Durrës, gjatë një konflikti të çastit është goditur me mjet prerës (thikë) nga një person ende i paidentifikuar, shtetasi B. F., 50 vjeç, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.