Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesoreTe FunditTe Gjitha

Spitalet Covid 1 dhe 2 të dështuara? Deputeti Enver Roshi dërgohet për mjekim në Turqi

Deputeti i Kuvendit të Shqipërisë Enver Roshi, i cili është infektuar disa ditë më parë me Covid 19, është dërguar për mjekim të specializuar në Turqi. Ai u shtrua dy ditë më parë në repartin e terapisë intesive në spitalin “Shefqet Ndroqi”, ndërkohë që tashmë ka shkuar drejt Turqisë.

Burime bëjnë me dije se Roshi ka pasur probleme me mushkëritë, ndërkohë që bëhet personi i dytë VIP që dërgohet nga spitalet Covid për trajtim drejt Turqisë, pasi mungojnë aparaturat.

Padyshim që të gjithë i urojmë shërim sa më të shpejtë Roshit, por në mendje na ngelen të gjithë pacientët e tjerë të sëmurë rëndë, apo ata që humbin jetën për shkak se në spitalet tona nuk janë të gjitha paisjet e nevojshme për trajtimin e tyre.

Disa ditë më parë ishte biznesmenia Vilma Nushi ajo që la spitalin Infektiv, për të shkuar drejt Turqisë, ndërsa e njëjta skenë është përsëritur dhe me biznesmenë të tjerë, edhe pse rastet e tyre nuk janë bërë publike.

Prej javësh situata me Covid 19 në vendin tonë paraqitet e rëndë, ndërkohë që aktualisht në të dy spitalet Covid janë duke u trajtuar 124 pacientë, 18 janë në terapi intensive, 7 prej të cilëve pacientë të intubuar.

Vlen të theksojmë se në vendin tonë nuk ka shpëtuar asnjë person i intubuar, ndërkohë që numri i jetëve të humbura që prej fillimit të pandemisë ka shkuar në 154, 4 prej të cilëve vetëm në 24 orët e fundit, mes tyre dhe një 31-vjeçar, i cili kishte si sëmundje bashkëshoqëruese diabetin.

(E.K/Faxweb.al)

Mendoni se duhet të hapen listat e partive dhe të ndalohen koalicionet parazgjedhore?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *