Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesoreTe FunditTe Gjitha

LAJM I FUNDIT/ SPAK heq sekuestron për një banesë në Shkodër, dërgon në Gjykatën e Posaçme 7 akte për miratim

Prokuroria e Posaçme ka dërguar pranë Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar 7 akte për miratim që kanë të bëjnë me një numër të konsiderueshëm pasurish të vëna nën sekuestro.

Ndërkohë për njërën prej tyre, një banese të sekuestruar me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, për pasurinë “Banesë 1 (një) kat, e ndodhur në Shkodër”, pasi u vlerësuar që është sekuestruar në kundërshtim me kërkesat e Aktit Normativ.

Njoftimi i SPAK:

Prokuroria e Posaçme, nga data 21.02.2020 deri me datën 24.02.2020 ka dërguar aktet për 7 (shtatë) raste, për miratim sekuestroje në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, për pasuritë e mëposhtme:

  1. Ndërtesë katër kate me pishinë, e ndodhur në Shkodër.

2. Automjeti, marka “Jeep”, vit i prodhimit 2008.

3. Automjet, marka “Audi A8”.

4. Vilë katërkatëshe e ndodhur në Pjezë, Durrës.

5. Kompleksi “Golden Resort”, i ndodhur në Pjezë, Durrës.

6. Karburanti “ALT OIL 2008”, i ndodhur në Pjezë, Durrës.

7. Vilë dykatëshe, e ndodhur në Pjezë, Durrës.

8. Pasuria tokë arë, me sipërfaqe 3280 m2, e ndodhur në Pjezë, Durrës.

9. Pasuria tokë arë, me sipërfaqe 398 m2, e ndodhur në Pjezë, Durrës.

10. Pasuria tokë arë, me sipërfaqe 561 m2, e ndodhur në Pjezë, Durrës.

11. Pasuria, me sipërfaqe 700 m2, nga të cilat truall nën objekt 478 m2, godinë ekonomike 2 kate dhe ambiente shërbimi (Shoqëria “SABA-Taullau 3” shpk), e ndodhur në Lushnjë.

12. Pasuria me sipërfaqe 595 m2, nga të cilat truall nën objekt 418.72 m2, godinë ekonomike 2 (dy) kate, karburant dhe ambiente shërbimi, e ndodhur në Lushnjë.

13. Pasuria me sipërfaqe 235 m2, nga të cilat truall nën objekt 104.7 m2, godinë banimi 2 (dy) kate, e ndodhur në Lushnjë.

14. Pasuria me sipërfaqe 465 m2, nga të cilat truall nën objekt 155 m2, godinë ekonomike 1(një) kat dhe podrum, e ndodhur në Lushnjë.

15. Automjet tip “Nisan Pathfinder”, ngjyrë gri.

16. Automjeti tip “JEEP”,  me ngjyrë të errët

Ndërkohë me datën 22.02.2020, është vendosur heqja e masës së sekuestros (në kushte emergjence) të vendosur me Urdhërin Nr.138 datë 04.02.2020, të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, për pasurinë “Banesë 1 (një) kat, e ndodhur në Shkodër”, pasi u vlerësuar që është sekuestruar në kundërshtim me kërkesat e Aktit Normativ.

Në lidhje me kërkesat e tjera të paraqitura për vlerësim nga Policia e Shtetit, vazhdojnë procedurat e vlerësimit nga prokurorët e Prokurorisë së Posaçme.

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *