Ish-drejtori i RTSH Thoma Gëllçi është arrestuar mbrëmjen e sotme me urdhër të Prokurorisë së Posaçme, pasi dyshohet se ka abuzuar me nje tender rreth 1 milionë euro.
Se bashku me Gellcin jane arrestuar dhe tre punonjes te RTSH, Julian Tapia, Ervin Muraj dhe Alban Maraveci, të cilët janë anëtarët që kanë firmosur tenderin korruptiv.
E gjithë kjo skemë korruptive me fondet e televizionit publik shqiptar është bërë me dijeni të ish-drejtorit Thoma Gëllçi, i cili është arrestuar për abuzim detyre.
Gëllçi rrezikon deri në 5 vite burg nëse shkeljet e kryera vërtetëohen, ndërsa tre punonjësit e RTSH rrezikojnë deri në 3 vite burg.
Ata u arrestuan pas një hetimi të nisur në 2020 për një tender të zhvilluar në vitin 2018 me vlerë 86. 908 550, 00 lekë (rreth një milion dollarë) për blerjen e pajisjeve teknike për kanalin “RTSH Agro”. Tenderi ishte anuluar disa herë.
Rikujtojmë se Thoma Gëllçit i ka mbaruar mandati i drejtorit prej 6 muajsh, por ai vazhdonte të mbante peng zyrën e tij në mënyrë skandaloze.
“Prokuroria ka zbuluar një aferë korruptive dhe ka vënë në pranga ish-drejtorin dhe 3 anëtarë të vlerëasimit të ofertave. Janë këta persona për të cilët prokuroria ka urdhëruar arrstimin e tyre. Urdhër arresti i është dërguar policisë së Tiranës dhe ka vënë në pranga 4 persona përfshirë ish-drejtorin. Bëhet fjalë për një tender abuziv me të cilin këta shtetas kanë fituar shumë të madhe parash. Bëhet fjalë për paratë e blerjes së kanalit RTV Agro. Behet fjalë për rreth 86 milionë lekë te reja. Hetimet kanë zbuluar se e gjithë kjo skemë korruptive është bërë në dijeni të ish-drejtorit. Prandaj prokuroria ka ngritur akuzën e shpërdorimit të detyrës, prandaj dhe ka urdhëruar arrestin. Këta përsona ndodhen në ambientet e paraburgimit dhe në ditet në vijim do dalin para gjykatës”, raportoi gazetari i Fax News, Elvis Myrta.
(E.H/Faxweb.al)