Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, ka propozuar që fleta e votimit më 25 Prill të përmbajë emrat e kandidatëve në listë dhe jo numrat e tyre, një propozim ky i variantit që ofroi Partia Demokratike. Nga ana tjetër propozimi i Partisë Socialiste qëndronte te vendosja vetëm e numrit të kandidatëve.
Propozimi i sotëm i Celibashit ishte një dhe i vetëm ndrysha nga mbledhja e ditës së djeshme ku propozoi tre variante.
Me 5 vota pro dhe asnjë kundër, Komisioni Rregullator në unanimitet deklaroi mbrëmjen e sotme se nuk është organi kompetent për miratimin e fletës së votimit për zgjedhjet e 25 prillit, duke shpallur moskompetencën për këtë vendim.
Përfaqësuesi i PS-së në mbledhje deklaroi se ka rezerva për fletën e votimit të propozuar nga Celibashi, por shtoi se do t’i shprehë ato në mbledhjen e organit kompetent, që sipas PS është vetë Celibashi.
Ndërkohë që pritet të zhvillohet një mbledhje tjetër, ku Celibashi do të vulosë zyrtarisht fletën e votimit për zgjedhjet e 25 prillit.