Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesoreTe FunditTe Gjitha

Si do të vijojë fundjava pas lehtësimit të masave për COVID-19? E zbulon kryeministri Rama

Kryeministri Edi Rama ka bërë të ditur se fundjava do të jetë me të njëjtat rregulla si e kaluara në zonat e kuqe me pensionistët dhe prindërit me fëmijë deri në 14-vjeç me më shumë liridalje.

Nesër dhe pasnesër pensionistët lejohen të dalin lirisht deri në orën 10:00. Të gjithë të tjerët në shtëpi brenda kësaj fashe orare.

Prindërit me fëmijët deri në 14 vjeç do të lejohen të dalin lirisht nga ora 11:00 deri në orën 21:00, pra në momentin që pensionistët të jenë rikthyer në shtëpi. Nesër do të qëndrojnë hapur vetëm ushqimoret dhe farmacitë deri në orën 21:00. Të dielën të gjitha mbyllur.

Të shtunën dhe të dielën do të ndalohet kategorikisht qarkullimi i automjeteve private. Këto masa janë vetëm për zonat e kuqe, që janë 5 bashki; Tiranë, Durrës, Shkodër, Kurbin dhe Krujë.

Postimi i plotë i Ramës

🟢 KJO FUNDjAVË DO TË VIJOJË NJËSOJ SI E SHKUARA😊

TA KALONI SA MË QETË🙏

Partitë politike firmosën Marrëveshjen për Reformën Zgjedhore. A mendoni se Presidenti Meta duhet të dekretojë një datë zgjedhjesh në tetor të këtij viti?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *