Një shpëthim me tritol ka ndodhur gjatë natës në qytetin e Vlorës, ndërsa burime bëjnë me dije se lënda plasëse i është vendosur një objekti në ndërtim në lagjen “Uji i Ftohtë”.
Mësohet se objekti është në pronësi të shtetasit D.K, dhe sipas policisë, në objektin në ndërtim janë ndërprerë prej disa kohësh punimet.
Nuk ka ende detaje në lidhje me autorët apo konflikte që mund të ketë pasur pronari i objektit.
Njoftimi i Policisë:
Në lagjen “Uji i Ftohtë”, Vlorë, në një objekt në ndërtim por që prej vitesh janë ndërprerë punimet, në pronësi të shtetasit D. K., dyshohet se gjatë natës ka shpërthyer një sasi e vogël lëndë plasëse, ku si pasojë ka vetëm dëme të vogla materiale.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor ku vijon veprimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.
(E.K/Faxweb.al)