Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesoreTe FunditTe Gjitha

Shpërndau 30 bombola oksigjeni për të sëmurët me Covid, arrestohet oksigjenisti i spitalit të Kavajës

Një 26-vjeçar është arrestuar në flagrancë nga forcat e policisë pasi ka shpërndarë pa autorizim 30 bombola oksigjeni për qytetarët e Kavajës.

Konkretisht shtetasi me iniciale M.Sh, i cili ushtronte detyrën si oksigjenist në spitalin e Kavajës kishte marrë rreth 30 bombola oksigjeni të pa autorizuara prej këtij insititucioni.

26-vjeçari i merrte bombola nga ky institucion dhe ua dërgonte personave të ndryshëm nëpër banesa në Kavajë.

Provat e marra nga forcat e policia, janë dërguar pranë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë së Rrethit Gjyqësor Kavajë, ku mbi 26-vjeçarin rëndon vepra penale ‘Shpërdorim detyre”.

Njoftimi i plotë nga policia.

Kavajë / Mori pa autorizimin e institucionit mjekësor 30 bombola oksigjeni, arrestohet në flagrancë 26- vjeçari.

Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale 30 bombolat e oksigjeni që ishin shpërndarë në banesa të qytetarëve të ndryshëm.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kavajë, menjëherë pas njoftimit të marrë se shtetasi M. Sh., me detyrë oksigjenist i spitalit të Kavajës, kishte marrë rreth 30 bombola oksigjeni pa autorizimin e këtij institucioni mjekësor, për t’ua dërguar personave të ndryshme nëpër banesa, menjëherë kanë organizuar punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Si rezultat e një punë të vazhdueshme dhe veprimeve profesionale u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit M. Sh., 26 vjeç, banues në Kavajë.

Ky shtetas ka marrë 30 bombola oksigjeni në institucionin ku punonte, pa autorizimin e drejtuesve, dhe më pas i ka shpërndarë ato nëpër banesa të qytetarëve të ndryshëm.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë së Rrethit Gjyqësor Kavajë, për veprën penale ‘Shpërdorim detyre”.

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *