AktualitetFlashKryesoreTe FunditTe Gjitha
Shpërblehet Eugena Tomini, emërohet zv.ministre e shëndetësisë

Eugena Tomini është emëruar zëvendësministre e katërt e Shëndetësisë, ndërsa më herët ka qenë shefe e departamentit të mbikqyrjes në ISHP.
Tomini ka qenë veçanërisht aktive në muajt e fundit me daljet e saj publike sa i takon trajtimit të pandemisë së Covid 19 në vendin tonë, dhe duket se qeveria e ka parë me vend që ajo të jetë pjesë e organikës së Këshilit të Ministrave.
Ajo është një shtim në stafin që punon me ministren e Shëndetësisë, së bashku me 3 zëvendësministrat që ishin pjesë derimë tani.
Zëvendësministrat e tjerë të Shëndetësisë janë: Mira Rakacolli, e cila njëherësh është dhe kryetare e Komitetit Teknik të Ekspertëve, Albert Nikolla dhe Bardhylka Kospiri.
(E.K/Faxweb.al)
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...