Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesorePolitikëTe FunditTe Gjitha

Shpall fitoren dhe PS, Erion Veliaj i drejtohet socialistëve: Ja sa mandate na nxjerrin sondazhet

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka shpallur fitoren e Partisë Socialiste në zgjedhjet e mbajtura ditën e sotme në Shqipëri.

Në një dalje publikë ku Kryetari i Bashkisë ishte siguruar që ta mbushte me të rinj që bërtisnin për fitoren, Veliaj deklaroi se sipas të gjitha sondazheve PS del fituese me 71-72 mandate, duke shtuar se sondazhet e tyre i nxjerrin dhe më shumë.

“Shokë Faleminderit shumë, faleminderit shumë.  Ka qenë një ditë frymëdhënëse. Ka qenë një ditë e gjatë. Mezi pres ta çoj deri në fund procesin e numërimit. Të gjitha sondazhet na kanë nxjerrë fitues me 71 mandate.

Lajmi i dytë më i mirë është se projeksionet tona na nxjerrin me më shumë mandate, por megjithatë duhet të presim me shumë durim përfundimin e procesit të numërimit. I falenderoj të gjithë ata që shërbyen sot si vëzhgues, edhe si patronazhistë, shumica e kutive të votimit janë  nisur drejt vendeve të numërimit të votave, lipset që të kemi durim.

Të numërohen votat tona të fitores, dhe të partive të tjera. Votat duhen numëruar të gjitha, dhe të atyre që nuk kanë vëzhgues. Të gjitha sondazhet shpallin PS fituese, u kërkoj të gjithëve që ta respektojmë procesin deri në fund, nesër do të kemi mundësi që tiu shtrijmë dorën dhe kundërshtarëve tanë,” tha Veliaj.

(E.H/Faxweb.al)

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.