Një makinë është përfshirë nga zjarri në rrugën e re në qytetin e Vlorës. Burime bëjnë me dije se makina ka përfunduar totalisht e shkrumbuar, ndërkohë që ende nuk dihen shkaqet dhe as pronari i mjetit.
Paraprakisht dyshohet se ngjarja ka qenë e qëllimshme, dhe flaka mund ti jetë vendosur nga banorët e zonës, pasi mjeti qëndronte prej shumë kohësh i palëvizur aty.
Faxweb.al ka siguruar dhe pamjet kur mjeti ka shpërthyer në flakë, ndërkohë që policia është duke vijuar hetimet lidhur me ngjarjen.