Një grua e moshës 54-vjeçare e identifikuar si Martine Xheka, ka rënë nga lartësia e një pallati në rrugën ‘Sinan Tafaj’ në kryeqytet. Nga informacionet paraprake mësohet se Xheka është rrëzuar aksidentalisht teksa ishte ngjitur për të rregulluar depozitën në tarracën e pallatit ku banonte.
Gruaja po transportohet në gjendje të rëndë shëndetësore në spital për të marrë ndihmën e parë mjekësore.
Grupi hetimor dhe policia ndodhen në vendngjarje dhe po vijojnë punën për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
Njoftimi i plotë i policisë: Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 17.01.2021, rreth orës 19:50, në rrugën “Sinan Tafaj”, aksidentalisht ka rënë nga lartësia shtetasja M. Xh, 54 vjeçe, e cila po dërgohet në spital për të marrë ndihmë mjekësore.
Grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.