Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesoreTe FunditTe Gjitha

VIDEO/ Dalin pamjet e shoqërimit me forcë të ish-deputetit Eduart Ndocaj, 20 policë rrethojnë ‘kaubojsin’ (Shkak bëhet Rama)

Policia e Lezhës ka shoqëruar ish-deputetin Eduard Ndocaj, i njohur ndryshe dhe si kaubojsi. Shkak për shoqërimin e Ndocajt është bërë një incident ku ai ka qenë i përfshirë gjatë përurimit të shtëpisë muze të Gjergj Fishës.

Ndërkohë janë publikuar edhe pamjet e shoqërimit më forcë të ish-deputetit, i cili shihet se rrethohet nga forca të shumta policie.

Ndocaj nuk ka pasur ftesë për të qenë i pranishëm në këtë aktivitet, ku do të jetë dhe vetë Rama, dhe kjo është bërë shkak për shoqërimin e tij me forcë.

Mësohet se gjatë momenteve të shoqërimir Ndocaj u ka kërkuar gardistëve që të mos e dhunonin, për shkak se ai vetëm disa ditë më parë iu nënshtrua një operacioni në stomak.

“Mos më prekni se jam i operuar në stomak, mos me prekni me dorë. Ka dhënë urdhër Rama që unë të mos jem në aktivitet”, është shprehur Ndocaj gjatë momenteve të shoqërimit.

Policia-Ndocajt: Jeni pa ftesë, duhet të largoheni nga këtu!

(E.K/Faxweb.al)

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *