Burime për Fax News bëjnë me dije se në total janë 32 mjekë dhe infermjerë të infektuar me COVID-19 në Shqipëri, ndërkohë që në total sipas shifrave zyrtare janë prekur 223 persona.
Në 24 orët e fundit janë testuar 90 persona të dyshuar, prej të cilëve janë konfirmuar 11 raste të reja me COVID-19.
Deri në këto momente janë testuar 1526 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 223 raste.
Mëngjesin e sotëm ka ndërruar jetë në spitalin Infektiv një pacient 79-vjeçar nga Tirana, i konfirmuar me COVID-19. 79-vjeçari me inicialet B.H. ishte prej 18 ditësh i shtruar në spitalin infektiv.
Urgjenca Qëndrore në Tiranë do të kthehet në karantinë. Këtë e pohon gazetarja e Fax News, Ema Shazivari e cila raporton se ka nisur dezinfektimi i ambjenteve dhe se nga sot nuk do të shërbejë më për pacientët e zakonshëm.
Mësohet se ka nisur paralelisht me deznfektimin edhe vendosja e gardheve metalike për të mos lejuar kalimin e personave të paautorizuar.
Pas konfirmimit të Spitalit “Shefqet Ndroqi”, si i dyti institucion që do të shërbejë si karantinë, ku ka nisuredhe shtimi i pacientëve me COVID-19, Urgjenca Qëndrore bëhet e treta në këtë aspekt.
Spitali “Shefqet Ndroqi” ka pritur pacientin e parë, një ndërhyrje kirurgjikale tek një e re e prekur nga COVID-19, ndërsa pacientët e këtij spitali janë zhvendosur në spitalin e Elbasanit.
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, ka bërë publik lajmin gjatë një komunikimi online ditën e djeshme.
“Kemi hapur edhe spitalin Covid 2, spitalin “Shefqet Ndroqi” i cili ka pritur pacientin e parë. Një rast suksesi i ekipit të kirurgjisë së këtij spitali, me mjekët kirurgë, anestezistë, infermierët dhe i gjithë stafi që kanë kryer me sukses ndërhyrjen kirurgjikale tek një e re e prekur nga COVID-19”, bëri të ditur Manastirliu (lexo lajmin të plotë)
(F.GJ/FAXWEB.AL)