Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar mbrëmjen e sotme në Kurbin të Lezhës pas një konflikti të çastit mes dy të rinjve. Deri tani nuk raportohet për të lënduar. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Adriatik, ku një 20-vjeçar ka marrë armën e zjarrit duke qëlluar në ajër dhe më pas është larguar me shpejtësi.
Policia ka bërë të mundur identifikimin e autorit dhe po krehin zonën për të bërë të mundur kapjen e tij dhe sekuestrimin e armës së zjarrit.
Njoftimi i policisë: Qëlloi me armë zjarri në ajër pas një konflikti të çastit, identifikohet dhe shpallet në kërkim autori i dyshuar
Më datë 12.01.2021, në fshatin Adriatik, Kurbin shtetasi A.B.,20 vjeç, dyshohet se pas një konflikti të çastit me shtetasin E.P., 18 vjeç ka qëlluar me armë zjarri në ajër dhe më pas është larguar me shpejtësi.
Pas marrjes së informacionit menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë ku falë veprimeve të shpejta bënë identifikimin e autorit të dyshuar.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Ndërkohë shërbimet e Policisë po krehin zonën për kapjen e 20 vjeçarit si dhe gjetjen e sekuestrimin e armës së zjarrit me të cilën ka qëlluar në ajër.
(A.M/Faxweb.al)