Burime për Fax News bëjnë më dije se disa persona janë përfshirë në një zënkë mes tyre gjatë natës së kaluar në një lokal në Elbasan dhe për pasojë kanë mbetur të plagosur 7 prej tyre.
Paraprakisht bëhet me dije se njëri prej tyre është në gjendje të rëndë shëndetësore si pasojë e plagëve të marra.
Mësohet se shumica e personave të përfshirë në sherr janë nga një fshat i Elbasanit, ndërsa kishin zbritur pirë diçka në qytet.
Me sa duket, konsumimi i alkoolit ka bërë që edhe komunikimi mes tyre të marrë një tjetër rrjedhë pasi ka nisur me debate dhe përfunduar me përplasje të ashpër fizike ku është dashur ndërhyrja e policisë për qetësimin e situatës.
Burime bëjnë me dije se njëri nga 7 personat që po marrin ndihmë mjekësore në spital, ndodhet më rëndë, ndërsa motivet e konfliktit mendohet të jenë për çështje banale.
(F.GJ/FAXWEB.AL)