Një kilogramë kokainë është sekuestruar në Brindisi të Italisë, brenda një kamioni që drejtohej nga një shofer shqiptar.
Droga u zbulua dje në mëngjes, në Costa Morena në Brindisi. Mediat italiane raportojnë se droga u kap në një kamion që drejtohej nga një shtetas shqiptar.
Fillimisht, Guardia di Finanza e pati të vështirë ta gjejë drogën, pasi ishte fshehur mirë.
Është dashur ndërhyrja e shërbimit të zjarrfikëses, të cilët prenë rimorkion, ku zbuluan dhe drogën e fshehur. Aktualisht hetimet nga ana e policisë italiane po vijojnë.
(E.H/Faxweb.al)