Qeveria e re e Kosovës me Kryeministër Albin Kurtin është votuar këtë të hënë në seancën e jashtëzakonshme parlamentare.
Kabineti i ri qeveritar i Albin Kurtit është miratuar me 67 vota pro dhe 30 kundër, ndërkohë nuk kishte asnjë abstenim.
Ditën e sotme është zgjedhur gjithashtu dhe kryetari i ri i Parlamentit të Kosovës, Glauk Konjufca, i cil do të jetë gjithashtu President në Detyrë i Kosovës derisa të zgjidhet Presidenti i ri.
Albin Kurti fitoi zgjedhjet paraprake të 14 shkurtit së bashku me aleaten e tij Vjosa Osmanin , me rreth 50% të votave. Ditën e sotme ai u propozua si kryeministër nga Partia e tij Lëvizja Vetëvendosje, ndërsa aleatja Osmani pritet të bëhet Presidente e Kosovës.
(E.H/Faxweb.al)