Një lëkundje tërmeti është regjistruar para pak çastesh në qytetin e Durrësit me magnitudë 3.9 të shkallës Rihter.
Lëkundjet kanë pasur një thellësi prej 2 km dhe janë ndjerë ndjeshëm nga qytetarët.
Epiqendra e tërmetit ka qenë 28 km në veri të qytetit bregdetar dhe 20 km nga qyteti i Laçit.
Sipas asaj që raporton IGJEUM, epiqendra e tërmetit ka qenë 7 km nga qyteza e Thumanës, aty ku tërmeti i 26 Nëntorit pati forcën goditëse më të madhe.
Sipas raportimeve të banorëve, lëkundjet kanë qenë të shkurtra por të forta, ndërkohë që ato janë ndjerë dhe në qytetin e Tiranës.(F.M/Faxweb.al)