Ka rezultuar pozitiv me COVID 19 kreu i PD-së Roskovec Gëzim Çaushi.
Sipas burimeve për Faxweb.al kreu i PD-së së kësaj dege prej shumë ditësh ka qene me temperaturë dhe kollë ndërsa vetëm para 2 ditësh i është bërë tamponi ku ka rezultuar pozitiv. Gjithashtu mësohet Çaushi po mjekohet në shtëpi ndërsa situata shëndetësore është përmirësuar.
Sot në Shqipëri janë deklaruar 93 raste pozitiv me koronavirus ndërsa numri i të vdekurve ishte ndër më të lartët, 4 persona.
Që nga fillimi i pandemisë në vend janë regjistruar 89 humbje jete. ISHP dhe Ministria e Shëndetësisë vijojnë apelin për qytetarët që të respektojnë masat e sigurisë, ndërsa duhet theksuar se vetë QSUT, spitale rajonale, fasoneri si dhe një pjesë e administratës janë kthyer në vatra infeksioni.