Rëndohet gjendja shëndetësore e një nga të diagnostifikuarve me COVID 19 në Elbasan.
Bëhet fjalë për gruan e çiftit që rezultoi pozitiv pak ditë më parë, e cila se bashku me bashkëshortin u infektuan nga djali i tyre.Mbrëmë natën gruaja është rënduar dhe është dërguar në Tiranë në Infektiv.
Burrë e grua ishin infektuar nga djali i cili kishte qenë në Itali dhe aktualisht edhe ai është në infektiv në Tiranë. Ndërkohë deri tani burri nuk ka shfaqur probleme.
(FAXWEB.AL)