Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesorePolitikëTe FunditTe Gjitha

Rama pranon të ulet në tryezë me opozitën parlamentare, zbulohet kush do të jetë në takim

Kryeministri Edi Rama dhe sekretari i përgjithshëm në Partinë Socialiste Taulant Balla i janë përgjigjur pozitivisht kërkesës së opozitës për takim. Fax News mëson se takimi do të zhvillohet në orën 19:00 në ambientet e Kuvendit.

Në takim do të jetë jetë deputetët Myslim Murrizi, Edmond Stojku dhe Nimet Musai. Burime për Fax News bëjnë me dije se kërkesat e opozitës janë për ndryshimet kushtetuese.

Kujtojmë se kreu i grupit demokrat Myslim Murrizi depozitoi dje së bashku me kolegun e tij Stojkun në Kuvend një tjetër kërkesë për takim me kryeministrin Edi Rama dhe kreun e grupit parlamentar Taulant Balla për çështjen e reformës zgjedhore.

Murrizi tha se 28 deputetë të opozitës parlamentare dhe jashtë grupeve janë të vendosur të mos jenë fasadë dhe të mos votojnë asgjë që vjen nga Këshilli politik.

“Jemi sot këtu për të deklaruar që sot do depozitojmë një kërkesë në protokoll të kuvendit për z. Rama dhe z.Balla për një takim të dytë sepse nga takimi i parë akoma nuk kemi marrë përgjigje për kërkesat që në emër të 28 deputetëve të opozitës dhe jashtë grupeve. Janë të vendosur për të mos qenë fasadë dhe për të mos votuar asnjë gjë nga këshilli politik apo nga treshja Rama-Basha-Monika.

Do tentojnë të fusin këtë dakordësi në parlamentin shqiptar pa marrë në konsideratë kërkesat e opozitës parlamentare. Nuk do votojmë asnjë dakordësi të tyre pa u hapur listat për kandidatët për deputetë. Ta harroja Taulant Balla, Edi Rama dhe këta të dy që vijnë vërdallë për të kapur ndonjë deputet të vobektë se do kenë numrat në parlament 84 deputetë”, deklaroi Murrizi. (M.Q/Faxweb.al)

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *