Kryeministri Edi Rama ka mbledhur në pallatin e brigadave të gjithë deputetët e zgjedhur në zgjedhjet e 25 Prillit, për të cilat u shpreh i keqardhur që nuk morën 78 mandate.
Të pranishëm në takim janë dhe deputetët që nuk u konfirmuan në 25 Prill, ndërsa Rama tha se fitorja më e rëndësishme është ajo e skuadrës dhe jo e emrave nominalë.
Rama tha se atij nuk i interesonte se kush nga deputetët kishte marrë më shumë vota individuale, por fitorja që mori në fund e gjithë skuadra.
Rama:
Pavarësisht arritjeve, të gjithë pa përjashtim kanë dhënë kontributin e tyre në fitore, e cila është përgatitur në katër vite, dhe jo në katër javët e fushatës elektorale. Për mua nuk ka asnjë rëndësi vota individuale që ka marrë secili, por plotësimi i objektivave në nivel qarku.
Gara e hapur ka sjellë disa dëme anësore që duhet të mësohen me kujdes, për ndeshjen e 4 viteve, gjynah për ato 4 mandate i kemi lënë rrugës për shkak të numrit të madh të votave të pavlefshme në Elbasan, Dibër apo Fier, por kjo nuk e bën më pak të cmuar rimarrjen e 74 mandateve, pasi mandati i dytë ishte skajshmërisht i vështirë.
(E.K/Faxweb.al)