Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashTe FunditTe Gjitha

Qarkullonte me dhjetra doza kokaine në makinë, arrestohet 30-vjeçari në Tiranë, e pësojnë dhe dy pasagjerët

30-vjeçari Endrit Murrani është vënë në prangat e Policisë pasi u kap me një sasi dozash kokaine, në mjetin e tij.

Në vijim të veprimeve u proceduan penalisht në gjendje të lirë edhe shtetasit E. G. dhe E. Gj., pasagjer në mjetin me drejtues E. M., pasi dyshohen se kishin dijeni për këtë fakt dhe nuk kanë kallëzuar në organet kompetente.

Njoftimi i plotë i Policisë:

Goditet një tjetër rast i veprimtarisë kriminale në fushën e shpërndarjes së lëndëve narkotike në doza. Vihet në pranga poseduesi i lëndës narkotike. Procedohen penalisht edhe 2 shtetas të tjerë, për veprën penale “Moskallëzim krimi”. Sekuestrohen dhjetëra doza me kokainë dhe një shumë parash të dyshuara të përfituara nga kjo veprimtari kriminale.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në vijim të punës së pandërprerë për kontrollin e të gjithë territorit, me qëllim evidentimin dhe kapjen e personave që qarkullojnë me lëndë narkotike, merren me shpërndarjen e tyre apo i mbajnë ato në banesë, kanë goditur një tjetër rast të shpërndarjes së lëndëve narkotike, duke arrestuar në flagrancë shtetasin:

E.M., 30 vjeç, pasi, në rrugën “Ymer Kurti”, gjatë kontrollit të ushtruar nga Policia në automjetin me të cilin ky shtetas qarkullonte u gjetën 67 doza lëndë narkotike kokainë, një shumë lekësh që dyshohen se janë të përfituara nga aktiviteti kriminal i shpërndarjes së lëndës narkotike dhe 1 aparat celular, të cilat janë sekuestruar në cilësinë e provave materiale bashkë me automjetin.

Në vijim të veprimeve u proceduan penalisht në gjendje të lirë edhe shtetasit E. G. dhe E. Gj., pasagjer në mjetin me drejtues E. M., pasi dyshohen se kishin dijeni për këtë fakt dhe nuk kanë kallëzuar në organet kompetente.

Materialet iu dërguan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore.

Për kë do të votoni në zgjedhjet e 25 Prillit ?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *