Qytetarë e përfaqësues të shoqërisë civile kanë mbërritur para Kryeministrisë.
Teksa forcat policore po monitorojnë situatën nga larg, kreu i PD-së ka ndezur qiri në shkallët e institucionit në nderim të vogëlushes së vrarë në plazhin e Potamit.
Protestues të shumtë kanë ndezur qirinj në nderim të Jonadës, duke i lënë te porta kryesore e Kryeministrisë.
Ende nuk dihet sa do të zgjasë tubimi ku kërkohet dorëheqja e dy ministrave dhe kreut të qeverisë.